Avokati: Gjykata e zgjati paraburgimin e pilotes ukrainase

Bota

Avokati: Gjykata e zgjati paraburgimin e pilotes ukrainase

Më: 6 maj 2015 Në ora: 19:26

Një gjykatë në Moskë sot e ka vazhduar paraburgimin e pilotes ukrainase, Nadia Savchenko, deri më 30 qershor, ka njoftuar avokati i saj, Nikolai Polozov, në rrjetin Twitter.

Pilotja Savchenko, është e burgosur në Rusi prej korrikut të vitit të kaluar, kur sipas saj, atë në mënyrë ilegale e kanë dërguar në Rusi, pasi ishte rrëmbyer nga separatistët prorusë në pjesën lindore të Ukrainës.

Savchenko është e akuzuar për bashkëpunim në vrasjen e dy gazetarëve rusë, që kanë humbur jetën në pjesën lindore të Ukrainës, dhe për kalim ilegal të kufirit.

Ajo thotë se është e pafajshme dhe për më tepër se 80 ditë ka mbajtur grevë urie.

Shtetet e Bashkuara dje kanë shprehur shqetësim për trajtimin “të pamëshirshëm dhe të tmerrshëm” të Savchenkos nga autoritetet e Rusisë, dhe kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat