Derisa bisedohet për armëpushim, duket se luftimet vazhdojnë

Bota

Derisa bisedohet për armëpushim, duket se luftimet vazhdojnë

Më: 6 maj 2015 Në ora: 14:14

Zyrtarët nga Rusia, Ukraina dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), sot po takohen në Minsk të Bjelorusisë, në përpjekje për shpëtimin e armëpushimit të arritur në muajin shkurt për konfliktin në Ukrainë.

Në këto bisedime me dyer të mbylluara, pritet edhe pjesëmarrja e separatistëve të mbështetur nga Rusia, që po luftojnë kundër forcave të qeverisë së Ukrainës, në pjesën lindore të këtij vendi.

Por, derisa këto bisedime po mbahen, ushtria e Ukrainës, po ashtu sot, ka njoftuar se pesë ushtarë të saj janë vrarë dhe 12 të tjerë janë plagosur në 24 orët e fundit.

Një zëdhënës i ushtrisë së Ukrainës tha se separtatistët prorusë e kanë shkelur armëpushimin më tepër se 42 herë.

Njëherësh, separatistët prorusë thanë se tanket dhe artileria e qeverisë kanë shtënë dhjetëra herë në pjesën lindore të Ukrainës, gjatë 24 orëve të fundit, dhe siç theksuan ata, me këtë është shkelur armëpushimi i arritur në muajin shkurt në Minsk të Bjellorusisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat