Irani planifikon samit të madh për naftën dhe gazin

Bota

Irani planifikon samit të madh për naftën dhe gazin

Më: 6 maj 2015 Në ora: 14:06

Zyrtarët iranian janë duke e hartuar një plan për një projekt të madh gazi dhe nafte më 6 maj, një ngjarje industriale kjo që do të mbahet derisa po vazhdojnë negociatat për programin bërthamor të Teheranit me fuqitë botërore.

Ministri i naftës së Iranit, Bijan Zanganeh edhe më parë ka sinjalizuar dëshirën që të kthej firmat ndërkombëtare të naftës në Iran.

Mirëpo, kjo varet nëse Irani dhe gjashtë fuqitë botërore e finalizojnë marrëveshjen fillestare të arritur më 2 prill në Zvicër e cila parasheh kufizimin e programit bërthamor të republikës islamike në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Irani është vendi i katërt në botë për nga sasia e rezervave të verifikuara të naftës dhe i dyti në botë për depozita të gazit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat