KE: Bisedimet bërthamore me Iranin vazhdojnë më 12 maj

Bota

KE: Bisedimet bërthamore me Iranin vazhdojnë më 12 maj

Më: 6 maj 2015 Në ora: 07:14

Komisioni Evropian ka njoftuar se negociatorët nga BE dhe Irani do të vazhdojnë bisedimet për marrëveshjen e programit bërthamor të Iranit më 12 maj në Austri, ndërsa tre ditë më vonë atyre do iu bashkohen edhe zyrtarë të gjashtë fuqive botërore.

KE, përmes një komunikate ka thënë se Drejtoresha politike e BE-së, Helga Schmid dhe zëvendësnegociatori iranian, Abbas Aragchi dhe Madjid Takht Ravanchi do të vazhdojnë punën e tyre më 12 maj në Vjenë”.

Zyrtarët nga grupi 5+1 prej fuqive btoërore, SHBA-të, Gjermania, Rusia, Kina, Franca dhe Britania do t’i bashkohen bisedimeve më 15 maj.

Të dyja palët po tentojnë ta finalizojnë marrëveshjen e arritur më 2 prill në Zvicër për kufizimin e programit bërthamor të Iranit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat