​SHBA 20 milionë dollar për katër liderët e ISIS-it

Bota

​SHBA 20 milionë dollar për katër liderët e ISIS-it

Më: 6 maj 2015 Në ora: 00:14

Administrata e presidentit amerikan Barack Obama ka ofruar një shpërblim prej 020 milionë dollarëve për informatat në lidhje me katër liderët e ISIS-it.

State Departamenti amerikan nëpërmes programit “Shpërblimet për drejtësi” ofron shtatë milionë dollarë për informatat për Abd al - Rahman al - Mustafa al Kaduli, nga pesë milionë për Abu Mohamed al- Adnanija dhe Tarkan Tajumurazoviq Batirashvillin dhe tre milionë për informatat se ku ndodhet Tarik Bin al - Tahar bin el Falih el- Avni el- Harz .

Siq thuhet nga State Departamenti Kaduli është zyrtar I lartë në ISIS, I cili ka përfaqësuar Al-Kaidën në Irak, Adnani është zëdhënës i ISIS-it, Batirashvilli është komandant i terrenit në Sirinë Veriore ndërsa Harz është lider I ISIS-it për rajonin kufitar mes Sirisë dhe Turqisë, transmeton AP.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat