Dunford nominohet për shef të Shtabit të ushtrisë amerikane

Bota

Dunford nominohet për shef të Shtabit të ushtrisë amerikane

Më: 5 maj 2015 Në ora: 19:22

Presidenti amerikan, Barack Obama, e ka nominuar, Joseph Dunford, për kryesues të ri të Shtabit të Bashkuar të ushtrisë amerikane.

Zoti Dunford, 59 vjeçar, në këtë post do ta zëvendësoj gjeneralin e armatës, Martin Dempsey, i cili pritet të tërhiqet në muajin shtator.

Gjërësisht pritet që gjenerali Dunford, ish komandant i forcave amerikane në Irak dhe Afganistan, me lehtësi do ta fitoj konfirminin në Senatin e Shteteve të Bashkuara.

Ky gjeneral ishte i njohur me nofkëln “luftëtari Joe” në betejat në Irak, ku ishte i përfshirë në udhëheqjen e forcave gjatë invadimit amerikan në vitin 2003.

Obama gjithashtu e ka nominuar gjeneralin e Forcës Ajrore të SHBA-ve, Paul Selva, momentalisht komandant i komanës së transportit, si zëvendësudhëheqës të Shtabit të Bashkuar të ushtrisë amerikane

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat