Arabi Saudite: Mbyllen shkollat afër kufirit me Jemenin

Bota

Arabi Saudite: Mbyllen shkollat afër kufirit me Jemenin

Më: 5 maj 2015 Në ora: 19:02

Arabia Saudite ka pezulluar të gjitha shkollat në rajonin jugor të Naxhranit, afër kufirit me Jemenin, raporton televizioni shtetëror të martën, pa dhënë ndonjë arsye për këtë vendim.

Kjo megjithatë mund të ketë ndodhur për shkak të luftimeve në Jemen.

Siç raporton Reuters, dëshmitarët në Jemen kanë thënë se forcat saudite, që po udhëheqin një koalicion të shteteve sunite arabe kundër grupit shiit, Huthi, e kanë granatuar anën jemenase të kufirit.

Ky granatim ka ndodhur pasi grupi shiit për të cilin thuhet se e ka përkrahjen e Iranit ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të territorit saudit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat