IS-i e mori përgjegjësinë për sulmin në Teksas

Bota

IS-i e mori përgjegjësinë për sulmin në Teksas

Më: 5 maj 2015 Në ora: 14:40

Grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS), sot e ka marrë përgjegjësinë për sulmine parë të tij në tokën amerikane.

Grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS), sot e ka marrë përgjegjësinë për sulmine parë të tij në tokën amerikane, me ç’rast dy persona të armatosur janë vrarë pas hapjes së një ngjarjeje në Teksas, ku paraqiteshin përshkrimet e karikaturave të Profetit Muhamed.

“Dy prej ushtarëve të kalifatit janë ekzekutuar në sulm në një ekspozitë artistike në Garland të Teksasit, derisa kjo ekspozitë ishte portretim negativ i fotografive të Profetit Muhamed”, tha grupi xhihadist, dhe ka shtuar se “ne i themi Amerikës se ajo që vjen është edhe më e madhe dhe më e hidhur, dhe ju do t’i shihni ushtarët e Shtetit Islamik duke bërë gjëra të tmerrshme”.

Kjo shënon herën e parë që grupi militant ekstremist, që ka okupuar territore të gjëra në Irak dhe Siri, pretendon se ka ndërmarrë sulm në Shtetet e Bashkuara.

Njëri nga dy personat e armatosur, që kanë shtënë në një garë për karikakturat e Profetit Muhamed në Teksas, është identifikuar nga një zyrtar i zbatimit të ligjit, si person që kishte lidhshmëri me hetimet për terrorizëm.

Të dy personat e armatosur ishin vrarë nga një oficer policie, në ngjarjen në lagjen Garland në Dallas, më 3 maj.

Agjencia FBI tha mbrëmë se e ka bastisur një kompleks banesor në Feniks, në shtetin jugor amerikan, Arizona, dhe i ka analizuar dy makina në terren.

Autoritetet besojnë se banesa i takon njërit prej personave me armë, i cili është identifikuar si Elton Simpson.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat