Izrael: Netanyahu kërkon aksion kundër racizmit

Bota

Izrael: Netanyahu kërkon aksion kundër racizmit

Më: 5 maj 2015 Në ora: 08:50

Kryeminsitri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka kërkuar fron të bashkuar në luftën kundër racizmit pas protestave të ashpra të shkaktuara nga një video ku shihen ushtarët e uniformuar hebrenjë me origjinë nga Etiopia, duke u rrahur nga policia.

Duke folur mbrëmë pas një takimi me liderët e komunitetit të hebrenjëve etiopianë, ai tha se “ne duhet të qëndrojmë së bashku kundër fenomenit të racizmit, për ta dënuar dhe eliminuar atë”.

Më se 50 oficerë të policisë dhe 12 protestues ishin lënduar gjatë një demonstrate më 12 maj të hebrenjëve etiopianë në Tel Aviv.

Më se 135 mijë pjesëtarë të këtij komuniteti jetojnë në Izrael, pasi kanë imigruar në dy valë, në vitin 1984 dhe 1991.

Kjo video dhe disa incidente të tjera e kanë ngritur çështjen e trajtimit të minoriteteve nga autoritetet e Izraelit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat