Gjermani: Zyrtari thotë se motoçiklistët nuk janë Ujqit e Natës

Bota

Gjermani: Zyrtari thotë se motoçiklistët nuk janë Ujqit e Natës

Më: 5 maj 2015 Në ora: 08:27

Një zëdhënës i Ministrisë së brendshme të Gjermanisë ka thënë se nuk ka dëshmi se motoçiklistët rusë, që kanë hyrë në Gjermani më 3 maj, janë pjesë e grupit nacionalist, Ujqit e Natës.

Pjesëtarët e klubit, Ujqit e Natës, që mbështetet nga presidenca e Rusisë, e kanë theksuar qëllimin e tyre për ta përkujtuar fitoren e Rusisë dhe aleatëve kundër Gjermanisë naziste, para 70 vitesh, në Luftën e Dytë Botërore, duke bërë turne me motoçikleta prej Moskës e deri në Berlin.

Disa zyrtarë të Bashkimit Evropian kanë shprehur kritika lidhur me planet e motoçiklistëve, ndërsa Polonia nuk i ka lejuar që të hyjnë në territorin e vet, duke reflektuar rritjen e tenisoneve për shkak të rolit të Rusisë në konfliktin në Ukrainë.

Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme gjermane, Tobias Plat, tha se policia gjermane i ka kontrolluar letërnjoftimet e 10 motoçiklistëve, që kanë hyrë në Gjermani nga Austria, por nuk ka “gjetur dëshmi konkrete për çfarëdo lidhjeje me të ashtuquajturit Ujqit e Natës”.

Zoti Plate tha se duket se këta persona janë simpatizues, e jo anëtarë të klubit nacionalist rus.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat