OKB: Konfirmohet vizita e Ban Ki-moonit në Moskë

Bota

OKB: Konfirmohet vizita e Ban Ki-moonit në Moskë

Më: 5 maj 2015 Në ora: 08:07

Kombet e Bashkuara e kanë konfirmuar vizitën e sekretarit të përgjithshëm, Ban Ki-moon, në Moskë për të marrë pjesë në shënimin e Ditës së Fitores, më vonë këtë javë.

Zëdhënësi i OKB-së, Stephane Durrajic, u tha mbrëmë vonë reporterëve se takimet e zotit Ban në Moskë ende nuk janë finalizuar.

Ai do të marrë pjesë në ngjarjet për shënimin e 70 vjetorit të fitores sovjetike ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Ministri i jashtëm i Ukrainës javën e kaluar e ka kritikuar idenë që sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, ta vizitoj Rusinë, për shkak të kryengritjes proruse në pjesën lindore të këtij vendi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat