Avionët e ushtrisë amerikane hyjnë në veprim

Bota

Avionët e ushtrisë amerikane hyjnë në veprim

Më: 4 maj 2015 Në ora: 21:04

Helikopterët e ushtrisë amerikane filluan sot misionet e zbulimit në Nepal për të vlerësuar nevojat në zonat e braktisura të vendit ku ndihma pritet me padurim, nëntë ditë pas tërmetit që shkaktoi më shumë se 7 300 të vdekur.

Helikopterët amerikanë do të dërgojnë ekipe shpëtimi dhe furnizime në këto rajone.

“Ne kemi ekipe kërkimi dhe shpëtimi në pritje për të shkuar zonat e thella, ne kemi materiale humanitare duke përfshirë dhe strehimin”, theksoi gjenerali i brigadës amerikane, Paul Kennedy.

Bilanci i fundit i tërmetit të 25 prillit arriti sot në 7 365 të vdekur dhe rreth 14 000 të plagosur, por autoritetet nepaleze kanë parashikuar një rritje të mëtejshme të numrit të viktimave. Më shumë se 100 persona janë vrarë gjithashtu në Indi dhe në Kinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat