Emra të rinj në garën presidenciale

Bota

Emra të rinj në garën presidenciale

Më: 4 maj 2015 Në ora: 20:42

Numri i kandidatëve për presidentë për zgjedhjet e vitit 2016 po shtohet, me tre republikanë të tjerë që po hyjnë në garë.

Ish-Presidentja e kompanisë Hewlett-Packard, Carly Fiorina tha sot se do të kandidojë, dhe ish-neurokirurgu Ben Carson shpalli kandidaturën në Detroit. Një tjetër kandidat, ish-guvernatori i Arkansasë Mike Huckabee ka në plan të hyjë në garë nesër.

Zonja Fiorina ka gjasa të jetë e vetmja grua me peshë që do të hyjë në garën republikane ndërsa Carson i vetmi afrikano-amerikan.

Fiorina ka shërbyer si këshilltare ekonomike e senatorit John McCain gjatë garës presidenciale të vitit 2008 dhe në vitin 2010 kandidoi për një vend në senat por nuk fitoi.

Carson u shfaq në skenën kombëtare politike para dy vjetësh me një fjalim ku kritikoi planin e Presidentit Barack Obama për reformën e sistemit shëndetësor, por ai është kritikuar pasi e ka krahasuar këtë plan me skllavërinë, si edhe për komente për homoseksualët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat