OKB: Kritika për Bjellorusinë për të drejtat e njeriut

Bota

OKB: Kritika për Bjellorusinë për të drejtat e njeriut

Më: 4 maj 2015 Në ora: 19:17

Gjatë një shqyrtimi të sotëm të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut në Bjellorusi, diplomatët kanë kërkuar nga autoritetet në Minsk, që të sigurojnë zgjedhje të lira dhe korrekte dhe e kanë dënuar një “atmosferë të keqtrajtimit”.

Mëtutje, në takimin e Këshillit për të drejtat e njeriut të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, është kërkuar që Bjellorusia t’i liroj të gjithë të burgosurit politikë dhe t’i ndalë ekzekutimet.

Presidenti i Bjellorusië, Alyaksander Lukashenka, 60 vjeçar, ishte në pushtet për më tepër se dy dekada, ndërsa po e shqyrton marrjen edhe të një mandati në zgjedhjet e nëntorit.

Ambasadori amerikan në këtë këshill, Keith Harper, ka kërkuar nga Bjellorusia që “ta plotësoj legjislacionin zgjedhor për ta harmonizuar atë me rekomandimet e OSBE-së”.

Mikhail Khvostov, përfaqësues i Bjellorusisë në OKB në Gjenevë, ka insistuar se është bërë shumë që të sigurohet se zgjedhjet do të organizohen në mënyrë të “qetë, me sinqeritet dhe transparencë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat