Afganistan: Nga sulmet e talibanëve – 16 policë të vrarë

Bota

Afganistan: Nga sulmet e talibanëve – 16 policë të vrarë

Më: 4 maj 2015 Në ora: 18:57

Zyrtarët afganë thonë se nga sulmet e talibanëve në pikat e kontrollit policor në provincën e largët veriperëndimore, Badakhshan, janë vrarë së paku 16 policë.

Ligjvënësi Nilofer Ibrahimi, tha sot se sulmet kishin ndodhur mbrëmë dhe se 13 policë të vrarë ishin anëtarë të njisive kufitare, ndërsa tre të tjerët ishin oficerë të mbrojtjes publike.

Talibanët e kanë marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Zoti Ibrahimi tha se 7 policë të tjerë ende konsiderohen të zhdukur pas sulmeve.

Këto sulme u bënë gaati një muaj pasi talibanët i vranë afro 30 ushtarë afganë në qarkun Jurm në provincën Badakhshan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat