Ukrainë: Vriten ushtarë dhe kryengritës

Bota

Ukrainë: Vriten ushtarë dhe kryengritës

Më: 4 maj 2015 Në ora: 17:31

Dy ushtarë të Ukrainës janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i një mine tokësore në rajonin Luhansk, në pjesën lindore të Ukrainës.

Hennadiy Moskal, udhëheqës ukrainas i këtij rajoni, ka thënë sot se një makinë ushtarake e Ukrainës dje ka hasur në minë në afërsi të fshatit, Yekaterinivka.

Moskal ka thënë se dy persona në veturë janë vrarë nga eksplodimi.

Pjesa jugore e rajonit të Luhanskut në Ukrainë është nën kontrollin e separatistëve prorusë.

Mbi 6100 njerëz janë vrarë nga luftimet në mes të forcave ukrainase dhe kryengritësve pro rusë në pjesën lindore të Ukrainës, prej vitit të kaluar, kur ka filluar ky konflikt, megjithë armëpushimin e arritur në muajin shkurt të këtij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat