Motoçiklistët nacionalistë rusë kanë hyrë në Gjermani

Bota

Motoçiklistët nacionalistë rusë kanë hyrë në Gjermani

Më: 4 maj 2015 Në ora: 16:58

Policia thotë se një grup i motoçiklistëve nacionalistë rusë kanë hyrë në Gjermani, në kuadër të turneut që ka filluar prej Moskës dhe i cili do të përfundoj në Berlin, më 9 maj.

Policia e Bavarisë në Gjermani tha se grupi ka hyrë dje pasdite nga Austria, por nuk ka mundur të thotë se saktësisht sa njerëz e kanë kaluar kufirin.

Anëtarët e klubit të motoçiklistëve, Ujqit e Natës, të afërt me presidencën e Rusisë, po e përkujtojnë triumfin sovjetik kundër Gjermanisë naziste, në Luftën e Dytë Botërore, para 70 vjetëve.

Disa zyrtarë të BE-së kanë shprehur kritikë për planet e motoçiklistëve rusë, ndërsa Polonia nuk e ka lejuar hyrjen e tyre, duke reflektuar rritjen e tensioneve për shkak të rolit të Rusisë në konfliktin në Ukrianë.

Qeveria gjermane nuk u kishte dhënë viza disa njerëzve për të cilët besonte se janë udhëheqës të grupit të motoçiklistëve rusë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat