Ministri aktual i jashtëm i Izraelit, Avigdor Lieberman ka thënë sot se nuk e ka në plan t’i bashkohet koalicionit të ri qeverisës që kryeministri, Benjamin Netanjahu, është duke e formuar.
Lieberman ka thënë se me Netanjahun nuk po pajtohet rreth legjislacionit.
Heqja dorë e të djathtës ekstreme e detyron Netanjahun, partia konservative, Likud e të cilit fitoi shumicën e votave në zgjedhjet e 17 marsit, të kërkojë themelimin e një aleance më të vogël për të siguruar 61 ulëset e shumicës në parlamentin izraelit me 120 deputetë.