Afganistan: Sulmi megjithatë vret një punonjës të prokurorisë

Bota

Afganistan: Sulmi megjithatë vret një punonjës të prokurorisë

Më: 4 maj 2015 Në ora: 15:57

Zyrtarët afganë kanë thënë se një sulm vetvrasës në një autobus në Kabul ka vrarë së paku 1 punonjës të prokurorisë së përgjithshme dhe ka lënduar 15 persona të tjerë.

Talibanët e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin, që ka ndodhur sot në një autobus që bartte punonjësit e zyrës së prokurorit afganë të cilët shkonin në punë në qendër të qytetit.

Lajmi gjatë ditës fillimisht u dha duke thënë se nuk kishte të vrarë, por më vonë zyrtarët afganë njoftuan për një viktimë dhe më shumë të lënduar.

Sulmi ka ndodhur një ditë pasi delegacioni afganë është takuar për bisedime me përfaqësuesit e talibanëve në Katar, takim ky që shihet si përpjekje për t’i dhënë fund fushatës së grupit militant kundër qeverisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat