Me vinç ka hyrë në bazën ushtarake, vritet nga ushtarët

Bota

Me vinç ka hyrë në bazën ushtarake, vritet nga ushtarët

Më: 4 maj 2015 Në ora: 15:40

Ushtarët turq kanë hapur zjarr ndaj një shoferi të vinçit i cili me këtë automjet ka hyrë në një bazë ushtarake në veri të Turqisë bëjnë të ditur autoritetet lokale

Drejtuesi i vinçit, 21 vjeçari Adil Yildiz, me këtë rast ka vdekur.

Ai i dehur me vinç ka thyer derën hyrjes në bazën ushtarake, edhe pse policia u përpoq ta ndalojë, transmeton agjencia e lajmeve AP.

Ushtarët fillimisht kanë gjuajtur në ajri si shenjë paralajmërimi e pastaj në gomat e vinçit që ka rënë në një gropë ndërkaq Yildiz ka vdekur, ka thënë guvernatori turk i provincës Mugla Amir Çiçek.

Ai ka thënë se shoferi ka qenë nën ndikimin e alkoolit dhe autoritetet në këtë rast nuk dyshojnë se bëhet fjalë për sulm terrorist.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat