Një video amatore ka kapur shpërthimin e fuqishëm të sulmeve ajrore Saudite në Jemen (Video)

Bota

Një video amatore ka kapur shpërthimin e fuqishëm të sulmeve ajrore Saudite në Jemen (Video)

Më: 4 maj 2015 Në ora: 07:20

Një sulm ajror i fuqishëm në kryeqytetin Sana të Jemenit shkaktoi një shpërthim masiv të hënën, duke dëmtuar edhe ndërtesa banimi përreth. Ky sulm më i fuqishmi i parë ndonjë herë në këtë vend, është kapur nga një kamerë amatore.
Sulmet saudite synojnë luftimin e rebelëve shia, aleatë të Iranit.
Ammar Al-Aulaqi, një banor Sanaa që ishte aty pranë në kohën e sulmit, tha për mediat ndërkombëtare se banesa e tij ishte dëmtuar rëndë nga shpërthimi dhe se me atë rast iu thyen të gjitha dritaret pavarësisht faktit se ndodhej goxha larg nga caku i sulmit, transmeton lajmi.net.
Në këtë sulm është vrarë edhe një prezantues televiziv, dhe kolegët e tij të teknikës janë plagosur. Është raportuar për dhjetëra të vrarë, por shifra që ende nuk janë konfirmuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat