Vjenë: Motoçiklistët kanë vënë kurorë lulesh në përmendoren ruse

Bota

Vjenë: Motoçiklistët kanë vënë kurorë lulesh në përmendoren ruse

Më: 3 maj 2015 Në ora: 18:38

Pjesëtarët e motoçiklistëve nacionalistë rusë kanë vënë kurorë lulesh në një monument të ushtarëve rusë, të cilët e kanë çliruar Vjenën nga nazistët.

Këta motoçiklistë, nga klubi Ujqit e Natës, që është i afërt me presidencën e Rusisë, janë në një turne, në përkujtim të fitores së Rusisë dhe aleatëve, kundër Gjermanisë naziste, para 70 vitesh, në Luftën e Dytë Botërore. Kjo turne e tyre, që ka filluar në Moskë, pritet të përfundoj në Berlin, më 9 maj.

Disa zyrtarë të Bashkimit Evropian kanë shprehur kritika për planet e këtij klubi, ndërsa Polonia nuk ka lejuar hyrjen e motoçiklistëve rusë në territorin e saj, duke reflektuar raportet e tensionuara ndërmjet Varshavës dhe Moskës, lidhur me rolin e Rusisë në konfliktin e Ukrainës.

Policia në Vjenë ka vlerësuar se në ngjarjen e djeshme të vendosjes së kurorës me lule, ishin të pranishëm afro 500 vetë.

Në mesin e atyre që morën pjesë në këtë ceremoni, ishte edhe ambasadori rus, Sergei Nechaev, i cili i ka falënderuar autoritetet e Austrisë, për mundësimin e këtij tubimi.

Motoçiklistët e klubit Ujqit e Natës mbështeten nga presidenti i Rusisë, Vladimir Purtin, i cili i ka grahur motoçikletës së bashku me ta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat