​11 të vdekur pas përfshirjes nga flakët të një autobusi në Pakistan

Bota

​11 të vdekur pas përfshirjes nga flakët të një autobusi në Pakistan

Më: 3 maj 2015 Në ora: 17:43

Si pasojë e përfshirjes nga flakët të një autobusi në rajonin Hayrpur Natan Shah të Pakistanit kanë humbur jetën 11 persona, njoftuan burime nga vendi i ngjarjes.

Sipas informacioneve të marra nga autoritetet e policisë, mësohet se autobusi ka rënë në kontakt me një kabllo të tensionit të lartë duke shkaktuar flakë në autobus.

Sipas njoftimeve, nga 11 të vdekurit, shtatë ishin gra dhe tre fëmijë, ndërsa janë plagosur afërsisht 40 të tjerë.

Të plagosurit janë dërguar për mjekim.

Me anë të një deklarate, kryeministri i vendit, Navaz Sherif ka shprehur ngushëllimet për të afërmit e atyre që humbën jetën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat