Shpëtohen nga mbytja 3 700 emigrantë

Bota

Shpëtohen nga mbytja 3 700 emigrantë

Më: 3 maj 2015 Në ora: 15:13

Gati 3 700 emigrantë u shpëtuan nga një anije pranë brigjeve të Libisë të shtunën dhe të dielën, njoftojnë rojet bregdetare italiane.

Një zëdhënës tha se operacioni i shpëtimit ka të ngjarë që të vazhdojë gjatë gjithë ditës së sotme. Të gjithë emigrantët që u evakuuan nga anija u dërguan për në Itali. Autoritetet italiane thanë se emigrantët u shpëtuan nga anijet e marinës italiane në bashkëpunim me ato franceze në 17 operacione të veçanta.

Së paku 1750 njerëz kanë vdekur këtë vit duke u përpjekur për të kaluar Mesdheun. Numri i viktimave në Mesdhe është rritur 20-fish në krahasim me po të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur numëroheshin vetëm 96 njerëz të vdekur. Shumë emigrantë të tjerë pritet që të kalojnë ilegalisht Mesdheun, duke përfituar nga moti i qetë.

Në një takim urgjent që u mbajt muajin e kaluar për të diskutuar mbi krizën, liderët e Bashkimit Evropian thanë se do të trefishojnë fondet për operacionet e shpëtimit të drejtuar nga agjencia kufitare e BE-së Frontex, dhe kërcënuan se do të ‘sulmonin’ anijet kontrabanduese duke marrë masa ndëshkuese ushtarake.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat