Holanda për një ditë grumbullon 8,6 milion euro ndihma për Nepalin

Bota

Holanda për një ditë grumbullon 8,6 milion euro ndihma për Nepalin

Më: 2 maj 2015 Në ora: 23:53

Holanda për një ditë ka grumbulluar 8,6 milion euro, ndihmë për Nepalin, e cila u godit nga një tërmet prej 7,8 gradë të shkallës Rihter.

Fushata e udhëhequr nga Aleanca e organizatave për ndihma humanitare (SHO), ku përpos qytetarëve mbështetjen e tyre dhanë edhe shum politikan, artist dhe shumë figura të shquara të jetës publike, raporton AA.
Paratë janë grumbulluar përmes donacioneve dhe aksioneve që janë transmetuar përmes kanaleve televizive dhe radios. Zëdhënësi i kësaj fushate, Gijs de Vries, tha se fillimisht popullit të prekur nga tërmeti do ti dërgojnë ushqim, ilaçe dhe tenda. Ministrja e Tregtisë së Jashtme dhe Zhvillimit të Holandës, Lilianne Ploumen, tha se ishte shumë krenare për interesimin e madh në këtë fushatë, por tha se ka ende shumë për tu bërë.
Organizatorët e kësaj fushate shtuan se do të vazhdojë me fushatën e grumbullimit të ndihmave. Nga ky tërmet janë goditur edhe 800 qytetarë të Holandës, ndërsa tek 150 prej tyre ende nuk kanë arritur. Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës ka evakuuar një pjesë të shtetasve të saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat