Pakistan: Nga sulmet ajrore – 44 militantë të vrarë

Bota

Pakistan: Nga sulmet ajrore – 44 militantë të vrarë

Më: 2 maj 2015 Në ora: 18:34

Ushtria e Pakistanit ka njoftuar sot se së paku 44 militantë janë vrarë gjatë sulmeve të fundit ajrore në pjesën fisnore, ku mbretëron një anarki, afër kufirit me Afganistanin.

Në shënjestër të këtyre sulmeve ishin bazat e talibanëve në Vaziristanin Verior dhe në Khyber, thuhet në njoftimin e ushtrisë.

Pretendimet e ushtrisë pakistaneze nuk mund të verifikohen, për shkak se në këto territore fisnore malore të Pakistanit nuk ka gazetarë.

Sulmet ajrore janë pjesë e një ofensive madhore të ushtrisë së Pakistanit, e cila ishte shpallur në qershor të vitit 2014, pas një sulmi vdekjeprurës të militantëve talibanë në Aeroportin Ndërkombëltar të Karaçit, me ç’rast ishin ndërprerë bisedimet për paqe ndërmjet qeverisë së Pakistanit dhe grupeve pakistaneze talibane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat