​Obama dënon sulmet kundër lirisë së shtypit

Bota

​Obama dënon sulmet kundër lirisë së shtypit

Më: 2 maj 2015 Në ora: 17:17

Presidenti amerikan, Barack Obama dënoi dje sulmet kundër lirisë së shtypit në mbarë botën duke pritur tre gazetarë me origjinë nga vende që limitojnë ashpër këtë përbërës vendimtar të demokracisë, Etiopia, Vietnami dhe Rusia.

“Në shumë vende në mbarë botën, shtypi i lirë është sulmuar nga qeveritë që dëshirojnë të fshehin të vërtetën apo që nuk besojnë tek qytetarët për të vendosur për veten e tyre”, deklaroi Obama në pranin e blogerit vietnamez, Dieu Cay, gazetares ruse, Fatima Tlisova dhe gazetares etiopiane, Lily Mengesha.

“Gazetarët janë persekutuar, madje shpeshherë dhe vrarë, titujt e pavarur janë mbyllur, disidentët po heshtin dhe liria e fjalës së lirë është mbytur”, shtoi ai duke përshëndetur kurajon e të ftuarve, të cilët kanë gjetur strehim në SHBA.

Në afrim të ditës botërore të lirisë së shtypit, Obama përshëndeti rolin e gazetarëve që i japin një zë atyre që nuk e kanë, që publikojnë padrejtësitë dhe detyrojnë drejtuesit ashtu si dhe mua të japin llogari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat