Siri: Grupi thotë se nga sulmet ajrore të koalicionit janë vrarë edhe fëmijë

Bota

Siri: Grupi thotë se nga sulmet ajrore të koalicionit janë vrarë edhe fëmijë

Më: 2 maj 2015 Në ora: 13:16

Grupi Observatori sirian për të drejtat e njeriut, me seli në Londër, tha se nga sulmet e djeshme të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Alepo të Sirisë, janë vrarë 52 vetë, përfshirë edhe 7 fëmijë.

Sipas këtij observatori, nga sulmi ajror gabimisht janë qëlluar civilët në një fshat në bregun lindor të lumit Eufrat, dhe janë vrarë pjesëtarët e së paku gjashtë familjeve dhe se së paku 13 vetë ende konsiderohen të zhdukur.

Këto të dhëna nuk mund të konfirmohen në mënyrë të pavarur.

Shtetet e Bashkuara thonë se raportet për viktima civile nga sulmet ajrore të udhëhequr nga SHBA-të i marrin me seriozitet dhe për secilin dyshim zhvillojnë hetime.

Forcat amerikane dhe ato të shteteve arabe kanë ndërmarrë pothuajse sulme ajrore të çdoditshme kundër grupeve militante në Siri, siç është Shteti Islamik, prej shtatorit të vitit të kaluar. Koaclicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ka ndërmarrë edhe sulme kundër caqeve të militantëve të Shtetit Islamik në Irak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat