OBSH: Më shumë se 1 200 të vdekur nga konflikti

Bota

OBSH: Më shumë se 1 200 të vdekur nga konflikti

Më: 1 maj 2015 Në ora: 21:55

Konflikti në Jemen ka shkaktuar më shumë se 1 200 të vdekur dhe më shumë se 5 000 të plagosur që prej mesit të muajit mars, theksoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë OBSH.

“Nga 19 marsi deri më 27 prill, ka pasur 1 244 të vdekur të konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe 5 044 të plagosur”, theksoi agjencia sanitare e OKB-së në një raport për situatën.

Organizata Botërore e Shëndetësisë nënvizoi përveç të tjerave se situata në Tawz vazhdon të përkeqësohet për shkak të luftimeve të dhunshme në zonat residenciale.

Përveç të tjerave, pjesa më e madhe e rrugëve që lidhin kryeqytetin Sanna me rajonet e Adenit, Taëzit, Al-Dhale dhe Lahj janë gjithmonë e më shumë më pak të mbërritshme, gjë që limiton shpërndarjen e medikamenteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat