OKB: Izraeli fajësohet për të shtëna në shkollë dhe vrasje të civilëve

Bota

OKB: Izraeli fajësohet për të shtëna në shkollë dhe vrasje të civilëve

Më: 28 prill 2015 Në ora: 14:30

Një hetim i Kombeve të Bashkuara e ka fajësuar Izraelin për shtatë sulme në një shkollë të OKB-së në Rripin e Gazës, me ç’rast ishin vrarë dhjetëra palestinezë, gjatë konfliktit të vitit të kaluar.

“Shpreh keqardhje për faktin se së paku 44 palestinezë ishin vrarë si pasojë e aksioneve izraelite dhe së paku 227 ishin lënduar në kapacitetet e Kombeve të Bashkuara, që përdoreshin si strehim emergjent”, ka shkruar sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, në letrën, e cila i shoqëron të gjeturat e hetimit, që janë publikuar mbrëmë.

Ban Ki-moon, po ashtu, ka shkruar se ishte i “tmerruar” që militantët palestinezë i kishin fshehur armatimet në disa kapacitete të zbrazëta të OKB-së në Gaza.

Gjatë konfliktit në Rripin e Gazës, në korrik dhe gusht të vitit 2014, janë vrarë afro 2,100 palestinezë, shumica prej tyre civilë.

Ishin vrarë edhe 67 ushtarë dhe 6 civilë izraelitë.

Ushtria e Izraelit i ka hapur pesë hetime penale për operacionet luftarake në Rripin e Gazës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat