OKB: Irani i kritikoi fuqitë atomike

Bota

OKB: Irani i kritikoi fuqitë atomike

Më: 28 prill 2015 Në ora: 12:44

Irani ka kërkuar që vendet me armatim bërthamor t’i tërheqin planet eventuale për modernizimin ose zgjerimin e afatit të zgjatjes së arsenalit të tyre atomik.

Mëtutje, ministri i jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, duke folur mbrëmë në Kombet e Bashkuara, në hapje të konferencës pesëvjeçare për rishqyrtimin e Marrëveshjes për Moszgjerim Atomik, e ka përsëritur thirrjen që Lindja e Mesme të jetë e lirë nga armatimi atomik dhe ka vlerësuar se Izraeli paraqet kërcënim për rajonin, për shkak të supozimit se ka rezerva atomike.

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, në këtë konferencë për çarmatim atomik, ka theksuar se arritja e marrëveshjes atomike me Iranin është “larg nga përfundimi dhe se çështjet kyçe mbeten të pazgjidhura”.

“Ekziston potencial për progres historik” për të lëvizur kah një botë e lirë nga atomi, nëse arrihet kjo marrëveshje, tha zoti Kerry, dhe ka shtuar se “nëse ne arrijmë atje, e gjithë bota do të jetë më e sigurt”.

Fuqitë botërore dhe Irani e kanë arritur një marrëveshje kornizë më 2 prill në Lozanë të Zvicrës, me të cilën do të kufizohet aftësia e Iranit për prodhimin e armatimit atomik.

Por, deri më 30 qershor duhet të arrihet marrëveshja gjithpërfshirëse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat