Johanesburg: Përplasen dy trena, vdes 1, lëndohen 90

Bota

Johanesburg: Përplasen dy trena, vdes 1, lëndohen 90

Më: 28 prill 2015 Në ora: 11:18

Dy trena janë përplasur me njëri tjetrin në pjesën jugore të Johanesburgut, aksident ky që ia ka marrë jetën makinistittë një prej trenave dhe duke lënduar 90 persona.

Zëdhënësi i shërbimit të emergjencës, Russel Meiring, ka thënë se makinisti i një prej trenave është shpallur i vdekur në vendin e ngjarjes.

Meiring, përmes një komunikate ka thënë se një pasagjere ka qenë e bllokuar në mes të trenit dhe murit, derisa është arritur të largohet nga aty dhe të dërgohet në spital.

Deklarata thotë se arsyea e aksidentit ende nuk dihet derisa hetimet po vazhdojnë për rastin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat