Dodik: Serbët të themelojnë një shërbim të inteligjencës

Bota

Dodik: Serbët të themelojnë një shërbim të inteligjencës

Më: 28 prill 2015 Në ora: 10:52

Lideri i serbëve të Bosnjes, Milorad Dodik, ka thënë se institucionet qëndrore të Bosnjes janë “të padobishme” dhe se serbët e Bosnjes duhet të formojnë shërbimin e vet të inteligjencës, raporton Associated Press.

Dodik ka deklaruar sot në mëngjes së serbët e Bosnjes e kanë të drejtën që ta mbrojnë vetën.

Një natë më parë, një mysliman i Bosnjes e ka vrarë një polic dhe ka plagosur dy të tjerë gjatë sulmit në stacionin policor në qytezën e Zvornikut, në pjesën serbe të Bosnjes.

Sulmuesi paraprakisht ka bërtitur “Allahu është i madh”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat