Britani: Liberal demokratët besojnë se sërish do jenë pjesë e qeverisë

Bota

Britani: Liberal demokratët besojnë se sërish do jenë pjesë e qeverisë

Më: 27 prill 2015 Në ora: 18:58

Partneri i vogël i koalicionit qeveritar britanik, Liberal Demokratët besojnë se ata mund të kthehen në qeveri edhe nëse humbasin gjysmën e votave në zgjedhjet që do të mbahen muajin e ardhshëm.

Siç raporton Reuters, një zyrtar i lartë i kësaj partia ka shprehur hapur bindjen se ata mund të mbesin pjesë e qeverisë së ardhshme me cilëndo parti edhe nëse Liberal Demokratët fitojnë vetëm 30 mandate deputeti nga 57 sa i kanë fituar në vitin 2010.

Sondazhet në Britani tregojnë se konservatorët e kryeministrit aktual, David Cameron dhe partia opozitare laburiste janë shumë afër me përkrahje popullore për zgjedhjet e 7 majit dhe se askush nuk pritet të fitojë shumicën e nevojshme për të themeluar i vetëm qeverinë.

Kjo krijon mundësinë që partitë e vogla, përfshirë edhe nacionalistët e Skocisë dhe partinë që preferon daljen e Britanisë nga BE-ja, UKIP të rrisin ndikimin në formimin e qeverisë së ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat