​Publicisti gjerman 10 ditë në ISIS

Bota

​Publicisti gjerman 10 ditë në ISIS

Më: 27 prill 2015 Në ora: 14:00

ISIS është organizata më e rrezikshme në botë, të cilën historia moderne e ka parë deri më tani dhe është një fenomen i njëjtë me kancerin, ka thënë publicisti gjerman Jürgen Todenhefer.

Todenhefer, i cili ka kaluar 10 ditë me ISIS me të cilin edhe ka shkruar një libër , duke thënë se ai terrorizëm ka hapur bashkësinë ndërkombëtare si luftë kundër terrorizmit.

" Pasi i kam përjetuar këta njerëz, profesionalizmin e tyre, fantazmin e tyre, unë vetëm mund të bëj thirrje Qeverisë gjermane që të pajtohen për një zgjidhje politike në Siri dhe Irak, me moton: ‘Më shumë të drejta për sunitët’”, thotë ish politikani dhe menaxher në disa media libri I të cilit “INsajd IS-10 ditë me ISIS që do të del në botim sot.

Në një intervistë për Deutche Welle, ai thotë se pas sulmit ndaj SHBA më 11 shtator 2001, në shkretëtirat e Afganistanit kanë qenë afër 1 mijë terroristë, ndërkaq sot mund të thuhet se ka deri në 100 mijë.

“Ne e kemi formuar atë terrorizëm me strategjinë tonë të bombardimeve”, konstaton publicisti gjerman.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat