Sudan: Bashir, fiton mbi 94 % të votave

Bota

Sudan: Bashir, fiton mbi 94 % të votave

Më: 27 prill 2015 Në ora: 13:44

Presidenti sudanez, Omar al Bashir, ka fituar zgjedhjet që ia mundësojnë vazhdimin e regjimit të tij 25 vjeçar.

Komisioni Zgjedhor i Sudanit, ka thënë sot se Bashir ka fituar 94.05 % të votave që janë hedhur në zgjedhjet katër ditore.

71 vjeçari, Bashir është përballur me 13 kundërkandidat pak të njohur për opinionin, ndërsa opozita kryesore i ka bojkotuar zgjedhjet.
Dalja në zgjedhje zyrtarisht thuhet të ketë qenë 46.4 %.

Gjykata Penale Ndërkombëtare ka lëshuar fletarrest ndaj presidentit sudanez, me akuzën për organizimin e gjenocidit dhe krimeve të tjera në rajonin e Darfurit.

Ai i ka hedhur poshtë akuzat ndërsa refuzon të bashkëpunojë me gjykatën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat