Tërmeti në Nepal, numri i viktimave shkon në 3,617 njerëz

Bota

Tërmeti në Nepal, numri i viktimave shkon në 3,617 njerëz

Më: 27 prill 2015 Në ora: 11:21

Së paku 3,617 njerëz kanë vdekur nga tërmeti masiv që ka goditur Nepalin të shtunën.

Sipas Qendrës Kombëtare për Emergjenca, mbi 6,500 njerëz janë plagosur.

Raportohet se dhjetëra njerëz kanë vdekur edhe në Kinë e Indi, ndërsa mbi 200 alpinistë janë shpëtuar në malin Everest, i cili është përfshirë nga ortekë të borës, si pasojë e dridhjeve të tokës.

Zyrtarët kanë paralajmëruar se numri i viktimave mund të rritet, pasi ekipet e shpëtimit janë nisur drejt zonave të largëta malore në perëndim të Nepalit.

Vendet fqinje kanë dërguar ndihma mjekësore, ushqime dhe ujë për të mbijetuarit.

Mijëra persona kanë kaluar jashtë banesave natën e dytë radhazi pas tërmetit me magnitudë 7.8, që shkaktoi edhe orteqe vdekjeprurëse në malin Everest.

Ky ishte tërmeti më i fortë që ka goditur Nepalin në 80 vitet e fundit.

Të hënën në mëngjes, moti është kthjelltësuar, duke mundësuar pastrimin e rrugëve për skuadrat e shpëtimit, ndërkohë që vazhdojnë përpjekjet për nxjerrjen e trupave nga gërmadhat e banesave të shkatërruara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat