Mbi 3,000 të vdekur nga tërmeti në Nepal

Bota

Mbi 3,000 të vdekur nga tërmeti në Nepal

Më: 27 prill 2015 Në ora: 07:26

Së paku 3,218 njerëz kanë vdekur nga tërmeti masiv që ka goditur Nepalin të shtunën, kanë bërë të ditur zyrtarët.

Kreu i agjencisë për menaxhimin e emergjencave në Nepal, Rameshwor Dangal, ka thënë se rreth 6,500 të tjerë janë plagosur.

Raportohet se dhjetëra njerëz po ashtu kanë vdekur në Kinë dhe Indi.

Vendet fqinje kanë dërguar ndihma mjekësore, ushqime dhe ujë për të mbijetuarit.

Tërmeti, prej 7.8 shkallësh të Richterit, ka qenë më i rëndi në Nepal në më shumë se 80 vjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat