​34 të vdekur nga sulmet e regjimit në provincën Idleb

Bota

​34 të vdekur nga sulmet e regjimit në provincën Idleb

Më: 26 prill 2015 Në ora: 20:19

Të paktën 34 persona kanë humbur jetën sot si pasojë e sulmeve ajrore nga regjimi sirian në qytetin Darkush, në provincën e Idlebit, në veri perëndim, njoftoi Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).

“Të paktën 34 persona u vranë nga sulmet e regjimit në një treg në qytetin e Darkush, prej të cilëve nëntë gra dhe disa fëmijë”, theksoi drejtori i OSDH-së, Rami abdel Rahmane.

“Bilanci do të rëndohet sepse ka dhjetëra të plagosur shumë prej të cilëve në gjendje të rëndë”, shtoi drejtori i organizatës me seli në Britaninë e Madhe që mbështetet në një rrjet të gjerë të burimeve në mbarë Sirinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat