Putin në një film të ri si hero kundër perëndimit

Bota

Putin në një film të ri si hero kundër perëndimit

Më: 26 prill 2015 Në ora: 16:44

Televizioni shtetëror rus është duke e shfaqur një film të ri në të cilin presidenti rus, Vladimir Putin portretizohet si mbrojtës i vendit nga terroristët që thuhet se e kanë përkrahjen e perëndimit.

Në këtë film, presidenti Putin dëgjohet duke thënë se vendi “nuk duhet të shfrytëzojë asnjëherë terroristët për qëllimet afat shkurtëra politike apo qëllimet gjeopolitike”.

Ai ka thënë se nëse dikush përkrah terroristët në një anë, ata do të dalin nga ana tjetër dhe sigurisht do të sulmojnë ata që i përkrahen terroristët më parë.

Putini rregullisht e akuzon perëndimimin se po përkrah apo mbyll sytë ndaj militantëve në Kaukazin verior të Rusisë gjatë viteve të 90-ta dhe fillimit të viteve 2000.

SHBA-të dhe qeveritë e tjera perëndimore kanë hedhur poshtë akuzat duke thënë se ato janë vetëm propagandë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat