Vritet një ushtar ukrainas

Bota

Vritet një ushtar ukrainas

Më: 26 prill 2015 Në ora: 16:16

Ushtria e Ukrainës ka thënë sot se një ushtar është vrarë dhe shtatë të tjerë janë plagosur në sulmet që janë kryer nga forcat separatiste përgjatë 24 orëve të fundit.

Zëdhënësi i ushtrisë, Oleksandr Motuzyanyk ka thënë në Kiev se krahinet lindore kanë shtuar sulmet ndaj forcave qeveritare diçka që shkel marrëveshjen e armëpushimit.

Ai ka thënë se forcat separatiste kanë përdorur armë të kalibrat të gjatë, megjithë përkushtimin e të dy palëve që të tërheqin armatimin e tillë nga vijat e frontit, në respektim të armëpushimit të arritur në Minsk më 12 shkurt.

Ndërkohë edhe rebelët pro rusë kanë akuzuar forcat e Ukrainës se e kanë shkelur marrëveshjen e armëpushimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat