Shtypet protesta opozitare në Burundi

Bota

Shtypet protesta opozitare në Burundi

Më: 26 prill 2015 Në ora: 15:10

Policia në kryeqytetin e Burundit, ka gjuajtur gaz lotësjellës ndaj demonstruesve që protestonin kundër përpjekjes së presidentit të vendit që të fitoi një mandat të tretë.

Gazi lotsjellës është përdorur derisa policia përleshej me një grup të vogël protestuesish në kryeqytetin e këtij vendi afrikan, Bujumbura.

Qindra grupe të shoqërisë civile në Burundi kanë bërë thirrje për protesta në rrugë pasi presidenti, Pierre Nkurunziza, është nominuar nga partia e tij ndonëse kundërshtarët e tij thonë se kushtetuta e vendit nuk lejon më shumë se dy mandate presidenciale.

Opozitarët dhe grupet për të drejta të njeriut kanë thënë se përpjekjet e presidentit të mbetët në pushtet mund të rikthej dhunën në Burundi, vend ky që në vitin 2006 përjetoi luftë civile.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat