Qipro turke mban balotazhin për presidentin e ri

Bota

Qipro turke mban balotazhin për presidentin e ri

Më: 26 prill 2015 Në ora: 11:53

Qiproja turke po mban sot raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 26 prill, pasi në raundin e parë asnjë kandidat nuk ka fituar vota të mjaftueshme të zgjidhet president.

Presidenti aktual, Dervish Eroglu, dhe sfiduesi Mustafa Akinxhi, po përballen sot për lidershipin e rajonit separatist të Qipros.

Bisedimet për të bashkuar shtetin ishull pritet të vazhdojnë muajin e ardhshëm.

Ishulli është i ndarë nga viti 1974 kur Turqia e okupoi vendin për të shtypur një grusht shtet të përkrahësve të bashkimit me Greqinë.

Bisedimet për paqe janë ndërprerë vitin e kaluar pas mospajtimeve rreth të drejtave për shfrytëzimin e burimeve potenciale të rezervave të gazit në bregdet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat