Lirohen dy suedezë në Siri

Bota

Lirohen dy suedezë në Siri

Më: 26 prill 2015 Në ora: 11:17

Dy suedezë të kidnapuar në vitin 2013 nga Fronti Nusra i Al Kaidës në Siri janë liruar para dy ditësh.

Agjencia e lajmeve, TT, ka raportuar sot për këtë lirim duke e cituar ministrinë e jashtme të Suedisë dhe ambasadorin e Palestinës në Suedi.

Identitetet e personave të liruar nuk janë publikuar, mirëpo TT raporton se një nga ta i takon një kishe.

Negociatatat për lirimin e tyre janë zhvilluar për dy muaj dhe ato janë kryer nga shërbimi i sigurisë së Palestinës në bashkëpunim me shërbimet e sigurisë së Jordanisë dhe Suedisë.

Në një deklaratë me shkrim dërguar agjencisë së lajmeve, TT, ministrja e jashtme e Suedisë, Margot Ëallstrom, ka falenderuar shtetet e përfshira në lirimin e suedezëve, përfshirë edhe presidentin e Palestinës, Mahmud Abas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat