Sot po mbahen zgjedhjet presidenciale në Kazakistan

Bota

Sot po mbahen zgjedhjet presidenciale në Kazakistan

Më: 26 prill 2015 Në ora: 10:59

Votuesit në Kazakistan po marrin pjesë sot në zgjedhjet për president që sipas të gjitha gjasave do të rezultojnë me rizgjedhjen e presidentit aktual, Nursultan Nazarbaev.

Me shtypjen e opozitës dhe kontrollimit të mediave nga pushteti, rizgjedhja e Nazarbaevit duket një gjë e sigurtë.

Rivalët e 74 vjecarit, Nazarbaev janë figura jo shumë të njohura publike, ndërsa shihen si persona pro qeveritar që iu kanë bashkuar fushatës vetëm për të krijuar iluzionin e garës zgjedhore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat