Xhihadistët e ISIS-it arrijnë në Jemen: Kemi ardhur t’ua heqim kokat (Video)

Bota

Xhihadistët e ISIS-it arrijnë në Jemen: Kemi ardhur t’ua heqim kokat (Video)

Më: 26 prill 2015 Në ora: 09:11

Grupi ekstremist i Shtetit Islamik (ISIS) ka konfirmuar sot zyrtarisht se ka kanë arritur në Jemen, duke publikuar në internet një videoxhirim, përmes të cilit kërcënojnë pjesëtarët e komunitetit Huti të shiitëve se do t’ua heqin kokat.

Në videon që zgjat rreth nëntë minuta, paraqiten rreth 20 luftëtarë të ISIS-it me pajisje luftarake në një territor shkretëtire, për të cilin thuhet se gjendet afër Sana-s, kryeqytetit të Jemenit.

Ekstremistët, siç shihet në video, fillimisht shtien me armë, pastaj luftëtari që duket si prijës i grupit shpalos flamurin e Shtetit Islamik në rërë dhe konfirmon se “ushtarët e Kalifatit” kanë arritur në Jemen që të “prejnë kokat e pjesëtarëve të fisit Hutu”.

“Kemi ardhur në Jemen me njerëzit të etur për gjakun tuaj, që të hakmerremi për sunitët dhe të kthejmë tokën që ua keni marrë”, thotë udhëheqësi i i xhihadistëve, duke ftuar sunitët që t’iu bashkëngjiten në luftë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat