Trafikantët libianë ofrojnë emigrim nëpërmjet FB

Bota

Trafikantët libianë ofrojnë emigrim nëpërmjet FB

Më: 25 prill 2015 Në ora: 19:24

Incidenti i javës së kaluar ku humbën jetën më shumë se 1 mijë persona konsiderohet si një ndër tragjeditë më të mëdha të ndodhura në dekadat e fundit.

Por trafikantët libianë nuk dinë të ndalen.

Ata vazhdojnë “tregtinë”e tyre nëpërmjet Facebook-ut.

Siç shkruan DailyMail, këta trafikantë njoftojnë nëpërmjet faqeve të FB rreth transportit në vendet e BE-së.

Ata shkruajnë në FB se ofrojnë udhëtime “të besueshme” dhe “të parrezikshme” vetëm për një mijë dollarë.

Njoftimet vijnë menjëherë pas tragjedisë së ndodhur javën e kaluar.

FB ka eleminuar menjëherë faqet e tyre dhe një hetim nga Interpoli ka nisur për gjetjen e personave që kanë hapur këto faqe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat