Një tjetër aeroplan për pak i shpëton katastrofës (Video)

Bota

Një tjetër aeroplan për pak i shpëton katastrofës (Video)

Më: 25 prill 2015 Në ora: 17:51

Kompania ajrore Turkish Airlines për pak i shpëtoi një katastrofe të madhe. Me motor të djegur dhe i mbuluar në tym, aeroplani bëri ulje emergjente në aeroportin Ataturk.
Siç shihet edhe në video, sipas gjitha gjasave turbina ka shpërthyer në ajër, transmeton Arbresh.info.
97 pasagjerët u nxorrën nga aeroplani i cili ishte nisur nga Milano për në Stamboll. Sipas një zëdhënësi të aeroportit askush nuk është lënduar.
Piloti kishte kërkuar ulje emergjente, pasi përpjekjet e para për ulje kishin dështuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat