Shumë të vrarë në luftimet në Jemen

Bota

Shumë të vrarë në luftimet në Jemen

Më: 25 prill 2015 Në ora: 14:44

Së paku 27 persona janë vrarë në Jemen më 25 prill gjatë luftimeve në qytezat jugore në mes të rebelëve shiit dhe luftetarëve besnik ndaj presidentit, Abd Rabuu Mansour Hadi.

Agjencia e lajmeve franceze, AFP, ka cituar zyrtarë vendor duke thënë se katër luftetarë pro Hadit dhe gjashtë rebelë Huthi janë vrarë mëngjesin e sotëm në Daleh, në veri të qytetit Aden.

Tetë rebelë të tjerë raportohet se janë vrarë gjatë një prite.

Pak më në lindje, në Loder, AFP raporton se luftëtarët pro presidentit Hadi kanë vrarë nëntë rebelë në një sulm me granata.

Këto luftime janë raportuar në kohën kur janë shtuar thirrjet për dialog për t’i dhënë fund konfliktit që sipas OKB-së ka marrë jetën e mbi 1 mijë personave, prej të cilëve, 115 kanë qenë fëmijë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat