IS e humb kontrollin mbi një urë kyqe të Ramadit

Bota

IS e humb kontrollin mbi një urë kyqe të Ramadit

Më: 25 prill 2015 Në ora: 10:01

Forcat irakiane e kanë rimarrë kontrollin mbi një urë kyqe nga Shteti Islamik në kryeqytetin e krahinës së Anbarit, Ramadi.

Zyrtarët thonë se ura ‘Haëz’ mbi lumin e Eufratit është rimarrë mbrëmë pas luftimeve të ashpra me militantët islamik në pjesën perëndimore të Ramadit.

Koloneli policor, Mahdi Abbas, ka thënë se ura është kontrolluar nga ekstremistët e IS-it për disa muaj dhe ka shërbyer për furnizimin e militantëve.

Zyrtarët krahinor kanë paralajmëruar javën e kaluar se Ramadi është në rrëzik që të bie në duart e militantëve.

Mirëpo, gjatë ditëve të fundit, ushtria dhe policia irakiane kanë arritur që të sigurojnë qendrën e Ramadit dhe të largojnë militantët nga disa zona të qytetit.

Militantët e IS-it kanë marrë nën kontroll pjesë të mëdha në qershor të vitit 2014 gjatë ofenzivës në pjesën veriore dhe perëndimore të Irakut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat